Policia jep detaje për vetëvrasjen e një personi në Viti

Policia jep detaje për vetëvrasjen e një personi në Viti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së një personi në qytetin e Vitisë. Policia vdekjen e tij e kanë cilësuar si vetëvrasje.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit ka thënë se ky rast është raportuar në mesditë. Ai ka thënë se ata ende nuk kanë ndonjë informate lidhur me këtë vetëvrasje

“Është e vërtetë se një person ka vdekur sot në komunën e Vitisë. Rasti është raportuar në mesditë. Sipas ekspertizave që janë bërë është thënë se personi ka vrara vetën. Polica e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshimit. Nuk kemi ndonjë informatë se cilat janë shkaqet e kësaj vetëvrasje”, ka thënë Hashani. /Insajderi.com