fbpx

Policia jep detaje për vrasjen e 36 vjeçarit në Lipjan

Policia jep detaje për vrasjen e 36 vjeçarit në Lipjan

Rreth orës 20:00 një person është gjuajtur për vdekje në një kazion në Lipjan.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Insajderin se viktima është konfirmuar si punëtor i lokalit në fjalë.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Rreth ores 20:00 policia ka marre informaten se ne nje lokal ne rrugen “Bajram Gashi” ne Lipjan gjendet nje person pa shenja jete. Me te marre informaten policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes eshte konstatuar se nje mashkull rreth 36 vjec , qe eshte konfirmuar si punëtori i lokalit ne fjale eshte pa shenja jete, dhe ka nje plage qe dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit te ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policise si vdekje e dyshimte perderisa jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme ne perpjekje per te ndricuar dhe sqaruar plotesisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje”, ka thënë Borovci.

Dokumenatrin “Biznesi i grabitjeve” mund ta shihni duke klikuar këtu.