Policia jep detaje për vrasjen e aktorit Art Kurti, gjendet pistoleta me të cilën u krye vepra

Policia jep detaje për vrasjen e aktorit Art Kurti, gjendet pistoleta me të cilën u krye vepra

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë është gjetur i vdekur i riu Art Kurti, kurse policia e Kosovës ka njoftuar për gazetën Insajderi se në vedin e ngjarjes është gjetur një pistoletë që dyshohet se është përdorë për këtë rast.

“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin Hetim i vdekjes”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Lirie Podrimaj Beqiraj, zëdhënëse e policsë rajonale në Gjakovë ka thënë për gazetën Insajderi se viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A.K, i lindur 1995 në Gjakovë, zyrtar komunal në Komunën e Gjakovës.

“Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Podrimaj-Beqiraj.

Ajo njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”, ka thënë Podrimaj-Beqiraj.