Policia jep detaje për zjarrin në Gërmi

Policia jep detaje për zjarrin në Gërmi

Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin i cili ka ndodhur sot rreth orës 17;00 në Parkun e Gërmisë.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinën, Florie Ahmeti tha se rasti është cilësuar si zjarrvënie.

“Mund të ju them se zjarri është lokalizuar shumë shpejt nga ekipet të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur të lënduar fatmirësisht. Rasti është cilësuar si zjarrvënie”, tha Ahmeti.

Në lidhje me zjarrin ka shkruar edhe Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ai ka falënderuar ekipet për veprimet e shpejta duke shtuar se do të punojnë për të zbuluar shkaktarin.