Policia jep detaje rreth grabitjes së armatosur në Prishtinë

Policia jep detaje rreth grabitjes së armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje, rreth grabitjes së armatosur, që ka ndodhur sonte në mbrëmje, në njërën nga lagjet e Prishtinës.

VIDEO

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë, i ka thënë Insajderit, se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në kryeqytet, dhe grabitja ka ndodhur në njërin nga filialet e një institucioni mikrofinanciar.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

VIDEO