Policia jep detaje rreth sulmit ndaj Sokol Zogajt

Policia jep detaje rreth sulmit ndaj Sokol Zogajt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 07:00 ka marrë informacionin se në lagjen  Ulpiana në Prishtinë, një person dyshohet se është sulmuar me mjete të forta – shufra, nga  persona të dyshuar.

Bëhet fjalë Sokol Zogajn, për të cilin policia thotë se ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pas  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia thotë se në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor./Insajderi.com