Policia jep detaje rreth vdekjes së gruas e cila u mbyt në bunar

Policia jep detaje rreth vdekjes së gruas e cila u mbyt në bunar

Gruaja nga Kervasari i Malishevës e cila kishte rënë në bunar dhe si pasojë kishte vdekur është një 82 vjeçare.

Lajmin e për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja nga policia rajonale e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Në raport thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori rajonal për hetime.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 01.11.2018 në ora 12:30 policia në Malishevë ka marr informacion për një rast ku dyshohet se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus. Policia së bashku me njësitë tjera kanë dal nē vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi M. B e moshës 82 vjeçare, kosovare/ shqiptare kishte rënë në një pus ku edhe kishte humbur jetën. E njëjta është nxjerrur nga pusi me ndihmën zjarrëfikësve dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dëguar në IML për autopsi. Rasti po hetohet nga Sektori rajonal për hetime.