Policia kap autorët që vodhën bankën në Vushtrri

Policia kap autorët që vodhën bankën në Vushtrri

Policia ka arritur që t’i kap autorët e vjedhjes së një banke gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Të dyshuarit të maskuar kanë hyrë në bankë dhe nën kërcënimin e thikës kanë kërcënuar viktimën punëtore , duke grabitur 250 euro.

Viktima dhe një zyrtar policor kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Video:

 ‘Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj k-shqiptarë, pasi që të njëjtit të maskuar dhe nën kërcënim të thikës nga viktima femër k-shqiptare punëtore e bankës, kanë grabitur rreth 250 euro. Viktima dhe një zyrtar policor kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor/Insajderi.com