Policia kapë dy shqiptarët e arratisur nga burgu, ishin fshehur në një plantacion kanabisi

Policia kapë dy shqiptarët e arratisur nga burgu, ishin fshehur në një plantacion kanabisi

Ka përfunduar këtë të shtunë arratisja e dy të burgosurve shqiptarë, të cilët mundën të arratiseshin nga burgu i Casandra-s në Kalkidhiki mbrëmjen e së martës.

Dy shqiptarët, të dënuar me burgim të përjetshëm u kapën mëngjesin e kësaj të shtunë në Efpalioi Fokis, një zonë pyjore. Shqiptarët madje ishin fshehur në një plantacion me kanabis dhe ishin të mirëorganizuar me armë kallashnikov dhe granata dore.

Sipas policisë greke shqiptarët me inicialet  E.L dhe A.S, nuk u paraqitën në evidencën  e mëngjesit të 16 korrikut dhe menjëherë nisi për ta kërkimi për t’i gjetur.