Policia kërkon ndihmë: Kush ka informata për Hetem Dedajn të lajmrohet në Polici

Policia kërkon ndihmë: Kush ka informata për Hetem Dedajn të lajmrohet në Polici

Policia po e kërkon Hetem Dedajn nga Podujeva.

44 vjeçari më 16 maj është zhdukur. Nga ajo datë deri tash, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit.

Për këtë, Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Hetem Dedaj ka banuar në rrugën 19 Qershori në Podujevë. /Insajderi.com