Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”. Bëhet fjalë për 34 vjeçarin, Elton Arifaj.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

I dyshuari kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.