Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi

Policia e Kosovë është duke e kërkuar Nderim Haklaj nga Isniqi i Deçanit, njofton Insajderi.

Ai është i ngarkuar me veprat penale, “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “zjarrvënie”.

“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia e Kosovës e aplikon publikimin e fotografive për personat të cilët i kërkon. /Insajderi.com