Policia kërkon një person, i cili sulmoi fizikisht një deputet

Policia kërkon një person, i cili sulmoi fizikisht një deputet

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni e ka identifikuar personin i cili e sulmoi fizikisht deputetin e Partisë Liberal Demokratike (PLD), Goran Milevski.

Në konsultim me një prokurorë dhe në bazë të ligjeve të vendit, policia ka publikuar fotografinë e sulmuesit dhe kërkon nga qytetarët ndihmë për ta kapur.

Rastin në polici e ka raportuar vetë Milevski, i cili është sulmuar në rrugë, teksa lëvizte në sheshin “Maqedonia”.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK