Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin e Njësitit për Krime Ekonomike që është duke u zhvilluar në Telekomin e Kosovës në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë pwr Gazetën Insajderi se ky aksion është realizuar me kërkesë të Gjykatës.
“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatë kompetente është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani për Insajderin.
Ndërsa një burim i Insajderit, brenda Telekomit ka treguar se bëhet fjalë për një rast mashtrimi.
“Bëhet fjalë për një mashtrim që i është bërë këtij institucioni, saktësisht për falsifikim të dokumenteve dhe pagesë në vlerë prej 105 mijë euro, ky rast është iniciuar në fillim të dhjetorit”, ka thënë ky burim. /Insajderi.com