fbpx

Policia konfirmon arrestimin e mikut të Enver Hoxhajt, të akuzuar nga FBI-ja

Policia konfirmon arrestimin e mikut të Enver Hoxhajt, të akuzuar nga FBI-ja

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e biznesmenit kosovar Imer Shahini, mikut të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Policia ka thënë se është Shahini, i cili është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar të martën në Fushë Kosovë, ashtu siç raportoi sot Insajderi.

“Policia është në dijeni për rastin për të cilin keni raportuar ju dhe po, janë arrestuar tre persona por detaje të tjera nuk mund të japim”, ka thënë për Insajderin, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Burime të Insajderit brenda autoriteteve shtetërore të drejtësisë kanë konfirmuar se Imer Shahini pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Shahini është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të New York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Aksioni i Policisë së Kosovës, i cili nisi me arrestimin e Imer Shahinit të martën, ka vazhduar edhe të mërkurën.

Një ditë pas arrestimit të Shahinit, Policia ka arritur të arrestojë edhe Binak Gjergjajn dhe Ramiz Borduniqin, po ashtu të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Binak Gjergjaj, nga Klina, dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, Ramiz Borduniqi, akuzohet nga autoritetet amerikane për mashtrime milionëshe me trafikim të narkotikëve.

Imer Shahini akuzohet për përfshirje në një skemë mashtrimi milionëshe. /Insajderi.com

Ekskluzive: Arrestohet miku i Enver Hoxhajt – pritet të ekstradohet në Amerikë