Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë

Policia ka arrestuar  sot të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë që kishte ndodhur në gushtin e vitit të kaluar në Prishtinë, përcjell Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Eron Agaj, 22 vjeçar dhe Arianit Gashi 26 vjeçar kishin mbetur të vdekur më 29 gusht të vitit 2016  pasi në ta ishte shtënë me armë zjarri në Parkun e Qytetit në Prishtinë.