Policia konfirmon vdekjen e 14-vjeçarit pasi u therr me thikë në Prishtinë

Policia konfirmon vdekjen e 14-vjeçarit pasi u therr me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka deklaruar se një 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas therrjes me thikë në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë)  dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF),  ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, deklaroi Ahmeti.

Ndër tjerash ajo shtoi se vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.

Ndërsa ka theksuar se hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./Insajderi.com