Policia konfirmon vdekjen e disa personave pas sulmit në Gjermani

Policia konfirmon vdekjen e disa personave pas sulmit në Gjermani

Disa njerëz u vranë kur një automjet u fut në një turmë në qytetin perëndimor gjerman të Muenster të shtunën, përcjell Insajderi.

Policia e gjermane ka konfirmuar se nga ky rast kanë vdekur disa persona duke mos dhënë shifra, teksa dyshohet për vdekjen edhe të dyshuarit.

“Ka disa të vdekur, ndoshta duke përfshirë të dyshuarin”, tha një zëdhënëse e policisë.

Një burim sigurie tha se: “Skenari është i tillë që një sulm nuk mund të përjashtohet.”