Policia konfirmon: Zëvendësministri i arrestuar dyshohet për ryshfet

Policia konfirmon: Zëvendësministri i arrestuar dyshohet për ryshfet

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është arrestuar për veprën penale, “Marrje e Ryshfetit” së bashku me dy persona tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka thënë se arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme pas një veprimi hetimor.

“Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit  dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës se Kosovës. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha për Insajderi.

Hoxha ka thënë se “të gjitha veprimet tjera policore do te ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”.

Musa Cena vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)./Insajderi.com