Policia konfiskon armë dhe municion në Viti

Policia konfiskon armë dhe municion në Viti

Zyrtarë policorë nga Stacionit Policor Viti, në bazë të urdhër-kontrollit të lëshuar nga gjykata kompetente, kanë realizuar kontrolle të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndara në fshatin Drobesh të Vitisë.

Kanë gjetur armë dhe i kanë konfiskuar, njofton Insajderi.

Policia ka kontrolluar pronat e dy të dyshuarve: A.I. (1947) dhe B. I (1955).

Tek i dyshuari i parë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

– Pushkë automatike AK-47

– Pushkë automatike AK-47

– Katër (4) karikatorë

– Tridhjetë e katër (34) fishekë

Tek i dyshuari i dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

– Një pushkë automatike ‘Tompson’

– Një pushkë përsëritëse ‘Karabinë’

– Dy (2) karikatorë dhe

– Tri (3) bajoneta të pushkës. /Insajderi.com