Policia konfiskon revole në Prishtinë – numri i armëve që janë konfiskuar brenda katër muajve

Policia konfiskon revole në Prishtinë – numri i armëve që janë konfiskuar brenda katër muajve

Policia e Kosovës njofton se në tri raste të ndara janë konfiskuara pesë armë zjarri, një thikë, sprej dhe fishekë të llojeve të ndryshme.

Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar: R. G,  30 vjeç, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz magnum 9 mm, një revole e  tipit TT  7.62 mm, një armë e ftoftë ( thikë) si dhe 66 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Ndërsa dy rastet e tjera të konfiskimit të armëve, janë iniciuar në  stacionin policor Qendra në Prishtinë. Për këto dy raste, njëri në rrugën “Johan V. Han’’ dhe tjetri në rrugën “Tirana” në Prishtinë janë arrestuar  tre persona të dyshuar: G. A,  18 vjeç, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz e tipit Zoraki, një sprej si dhe  një karikator me 5 fishekë. (rr.  “Johan V. Han’’) dhe  E. K,  49 vjeç, të cilit i janë konfiskuar një revole e kalibrit 7.65 mm si dhe një karikator me 5 fishekë. (rr.  ,,Tirana’’) dhe  N. S 44 vjeç, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole e kalibrit 6.35 mm   si  dhe  një karikator me 3 fishekë. (rruga Tirana)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Që nga një janari i vitit 2018 deri sot, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 135 armë, 1249 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 126 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.