“Policia kurrë nuk erdhi” – rrëfimi për ditën ku u xhirua bosi që mbledhë paratë e fëmijëve

“Policia kurrë nuk erdhi” – rrëfimi për ditën ku u xhirua bosi që mbledhë paratë e fëmijëve

Videoja e siguruar nga Insajderi në të cilën një burrë shihet teksa ua mbledhë paratë fëmijëve që punojnë te semaforët në Prishtinë, është bërë nga një qytetar i cili kishte incizuar të gjithë ngjarjen.

Videoja është incizuar me 18 shtator të këtij viti dhe personi në fjalë kishte lajmëruar policinë pikërisht në atë kohë.

“Por policia kurrë nuk erdhi. As që më ka telefonuar për këtë rast më”, ka thënë qytetari që ka bërë incizimin.

Për Insajderin tregon se kishte lajmëruar policinë dhe i kishte treguar saktësisht për ngjarjen, atë që ka parë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe 15:00 të 18 shtatorit dhe kam lajmëruar Policinë duke u treguar për rastin në fjalë. Se po shoh dikë që po ua mbledhë paratë fëmijëve. Ata nuk kanë ardhur dhe nuk më kanë thirrur asnjëherë”, ka thënë qytetari.

Në video, shihet sesi fëmijët që punojnë aty ua ka mbledhur paratë teksa pas dorëzimit të pazarit, fëmijët vazhdojnë punën e tyre.

Insajderi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por asnjë zëdhënës i saj nuk e ka hapur telefonin.

Pas pak në Insajderi, rrëfimi i fëmijëve për bosët që ua mbledhin pazarin./Insajderi.com

Bosi që mbledh pazarin e fëmijëve te semaforët në Prishtinë

Insajderi sjell me video pamje ku një person shihet teksa ua mbledhë paratë fëmijëve që punojnë duke pastruar xhamat e veturave te semaforët në Prishtine.

Posted by Insajderi on Monday, 25 September 2017