Policia ndalon tri dasma në Suharekë, nuk respektuan masat e Qeverisë

Policia ndalon tri dasma në Suharekë, nuk respektuan masat e Qeverisë

Dasmat në Kosovë po vazhdojnë të mbahen edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me vendimet anti-COVID të vendosura nga Qeveria, përcjell Insajderi.

Policia njofton se më 11 prill (e diel), në Suharekë ka ndaluar tri ahengje familjare (dasma), të cilat ishin organizuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

“Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së. Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin për medie të PK-së.

Bazuar në vendimet e fundit për parandalimin e pandemisë COVID-19,Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona./Insajderi.com