Policia nëpër shesh – kontrollon qytetarët për maska

Policia nëpër shesh – kontrollon qytetarët për maska

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalur duke patrulluar nëpër sheshet e Prishtinës.

Ata po ndalojnë qytetarët duke u kërkuar të vendosin maska, nëse veçmë nuk i kanë ato.

Sot, drejtori i Policisë, Reshat Qalaj, ka thënë për gazetën Koha se në ditët në vijim së bashkë me inspektorët do të informohet publiku për nevojën e mbajtjes së maskave, ndërsa disa ditë më vonë, do të nisë edhe shqiptimi i masave ndëshkuese./Insajderi.com