Policia njofton se gjatë aksionit në veri u sulmuan tre ndërkombëtarë

Policia njofton se gjatë aksionit në veri u sulmuan tre ndërkombëtarë

Një i dyshuar ka hedhur gurë në drejtim të një veture ku ishin tre zyrtarë ndërkombëtarë në Zveçan, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit me mallra, përcjell Insajderi.com.

Sipas njoftimit, ky rast është raportuar të enjten, ndërsa nuk ka ndonjë person të lënduar.

Tutje, PK njofton se lidhur me rastin është informuar edhe Prokurori i cili ka urdhëruar që të hetohet dhe inicohet rasti.

Aksioni i Policisë në Veriun e Kosovës

“Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i  dyshuar  i pa njohur  me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka  urdhëruar që të heteohet dhe inicohet rasti”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 13 tetor, Policia e Kosovës ka organizuar një operacion në nivel vendi kundër kontrabandës së mallrave.

Ky aksion ishte paraparë që të zhvillohej edhe në komunat veriore, por që serbët lokalë kishin bllokuar rrugët.

Në këtë aksion, serbët lokalë kishin gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve, ku mbetën të lënduar dhjetë zyrtarë policorë./Insajderi.com