Policia njofton se një grua e ka “goditur disa herë me brisk” një burrë në Podujevë

Policia njofton se një grua e ka “goditur disa herë me brisk” një burrë në Podujevë

Një grua në Lupq të Poshtëm, fshat në qytetin e Podujevës, e ka goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit një burrë me një mjet të fortë që policia e ka përshkruar si “brisk”, njofton Insajderi.

Policia nuk jep detaje se cili ka qenë raporti në mes të sulmueses dhe viktimës e as për motivet që kanë çuar deri tek goditja me mjetin e fortë.

Ajo që kuptohet nga raporti policor është se burri i goditur ka pësuar lëndime trupore.

Përkundër sulmit, gruaja e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com