Policia nuk ndalet së dënuari shkelësit e rregullave anti-COVID

Policia nuk ndalet së dënuari shkelësit e rregullave anti-COVID

1.072 persona janë dënuar nga Policia e Kosovës për shkak të shkeljeve të rregullave anti-COVID.

Më pak gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të komunikacionit, gjithsej 913.

Ndërsa 28 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale e 31 me të lënduar. Fatkeqësisht kishte edhe një aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar edhe për personat e arrestuar që në total të martën ishin 24 që përfunduan me duart e lidhura e 19 u dërguan në mbajtje. /Insajderi.com