Policia operacion në nëntë lokacione në Gjakovë

Policia operacion në nëntë lokacione në Gjakovë

Policia e Kosovës rreth orës 19:00 ka filluar një operacion në nëntë lokacione në Komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Gazetën Insajderi, se ky operacion i emëruar “BASTI” është thirrur me urdhër të Gjykatës.

“Ju konfirmoj se sot ne ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar “BASTI”,  ku bazuar ne urdhrin e  Gjykatës kompetente po behet kontroll ne nëntë (9) lokacione te ndryshme ne rajonin e Gjakovës”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka shtuar se “Operacioni policor udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit te organizuar ne mbështetje edhe te njësiteve tjera te specializuara te Policisë se Kosovës”. /Insajderi.com