Policia portugeze arreston një person për shkak të dyshimit se e ka shkaktuar zjarrin

Policia portugeze ka kumtuar se ka arrestuar një burrë 55 vjeç, për shkak të dyshimit se në rajonin Kastelo Branko ka shkaktuar zjarr, i cili më pas u përhap në Santaremin fqinjë.

Policia portugeze arreston një person për shkak të dyshimit se e ka shkaktuar zjarrin

“Veprimet e të dyshuarit kanë rrezikuar jetët e njerëzve, shtëpitë dhe pyjet”, ka kumtuar policia.

Në zjarr janë lënduar 12 civilë dhe 8 zjarrfikës, ndërsa një fshat është evakuuar. Ministri në qeverinë e Portugalisë Eduardo Cabrita ka thënë se policia i ka nisur hetimet, duke pretenduar se për autoritetet lokale iu ka dukur e çuditshme se zjarret kanë shpërthyer në rajonin e njëjtë për një kohë të shkurtër në një interval në mes të orës 14:30 dhe 15:30.

Zjarrin po e shuajnë më shumë se 800 zjarrfikës, të cilëve erërat e forta dhe temperaturat e larta po iu vështirësojnë punët. Deri tani është vënë nën kontroll 85 për qind të zjarrit.

Në shuarje po marrin pjesë 13 aeroplanë dhe 243 vetura të zjarrfikësve, si dhe ushtria, transmeton “Irish Times”./Insajderi.com.