Policia pranë një shtëpie në Tophane

Policia pranë një shtëpie në Tophane

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tophane, në Prishtinë, pjesëtar të Policisë së Kosovës po qëndrojnë pranë një shtëpie, ku anëtarë të kësaj familje dyshohet se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personat që janë infektuar me koronavirus.

Këtyre të fundit u janë bërë testet dhe pritet që gjatë ditës të dalin rezultatet.

Mbrëmë nga Instituti i Shëndetësisë kanë konfirmuar se 27 raste, 20 ishin nga Prishtina, si rrjedhojë numri i të prekurve nga COVID-19 në Prishtinë është dyfishuar (41).

Lagjet më të prekura janë: Mati 1, një pjesë e Veternikut si dhe Tophanja.

Në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë edhe komuna e Prishtinës, nga nesër do të vendoset në karatinë./Insajderi.com