Policia prangos këngëtarin Korab Jetishi

Policia prangos këngëtarin Korab Jetishi

Mbrëmë policia ka prangosur këngëtarin Korab Jetishi, i cili kishte hapur lokalin “Xeni Imperial” duke thyer kështu rregullat për masat e marra për epideminë Covid-19.

Korabi i cili është djali i këngëtari të Shkelzen Jetishi, u arrestua dhe me vendimin e prokurorit u mbajt për 48 orë për shkak të shkeljes së rregullave, raporton Sinjali, shkruan Insajderi.

Lumni Graishta, drejtor I policisë rajonale në Gjakovë, ka treguar për gazetën Sinjali se “Arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit. Aty ishin rreth 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.”

Në pyetjen se cilat masa i ka shkelur këngëtari Jetishi,  Lumni Graishta tha se kishin shkelur rregullin që ndalon grubullimet, punën pas orës 22 e 30, mosmbajtjen e distancës dhe rregulla të ngjajshme lidhur me masat për Covid 19./Insajderi.com