Policia raporton për dy vjedhje

Policia raporton për dy vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vjedhje të rënda, një në Suharekë e tjetra në Malishevë.

Në Malishevë hajnat kanë hyrë në një shtëpi nga ora 21:50, ku kanë demoluar gjësendet në kuzhine dhe në tri dhoma të gjumit.

Ndërsa, në Suharekë vjedhësit kanë hyrë në këmbimore dhe nga aty kanë vjedhur para dhe një zinxhir ari.

Ty dy rastet e vjedhjes janë në hetime. /Insajderi.com