fbpx

Policia realizon plan operativ për lypësit në Kosovë

Policia realizon plan operativ për lypësit në Kosovë

Policia e Kosovës ka realizuar sot një plan operativ lidhur me identifikimin e fëmijëve si viktima të mundshme të trafikimit me njerëz.

Sipas Policisë, gjatë këtij plani, janë identifikuar 23 persona të cilët kanë qenë duke kërkuar lëmoshë, 9 prej të cilëve kanë qenë fëmijë.

Lidhur me këtë janë inicuar katër raste për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe është ngritur kallëzim penal ndaj 5 të dyshuarve, prindër të këtyre fëmijëve.

Policia e Kosovës ka bërë apel qytetarëve që mos të iu japin lëmoshë fëmijëve në rrugë.