fbpx

Policia rrëzon të moshuarin i cili deshi ta takojë Bill Clintonin [FOTO]

Policia rrëzon të moshuarin i cili deshi ta takojë Bill Clintonin [FOTO]

Një i moshuar i cili brohoriste në sheshin e “Skënderbeu” se ka luftuar që të jetë i lirë, sot ai u shtri për toke nga Policia e Kosovës, pasi që dëshironte të shikonte nga afër shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s.

Ai ra në gjunjë derisa u shty nga policia pasi që ai insistonte të kalonte përtej rrethojave për ta takuar ish-presidentin, Bill Clintin, ndërsa pjesëtarët e policisë nuk e lejonin atë, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë ditë Kosova shënon 20-vjetorin e lirisë, me ç’rast në për ta festuar këtë përvjetor janë ftuar dy nga miqtë e Kosovës, që kontribuan në lirin e Kosovës, ish-presidentin e Bill Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright. /Insajderi.com