Policia ruse e arrestoi të dyshuarin për vrasje të aktivistet LGBT

Një burrë i dyshuar se me thikë e ka vrarë një aktiviste ruse për të drejtat e LGBT, është arrestuar, ndërsa hetuesit përmendin “konfliktet personale” në mes tyre dhe “mënyrën e jetës asociale” të gruas së vrarë.

Policia ruse e arrestoi të dyshuarin për vrasje të aktivistet LGBT

Elena Grigorijeva (41) të shtunën është gjetur e vdekur në një rrugë të Shën Petersburgut. Miqtë e sajë kanë pretenduar se ka pasur kërcënime për shkak të aktiviteteve të saja.

Këshilli hetues rus ka kumtuar se i arrestuari është i lindur më 1981, se është nga Kirgizia dhe se ka qenë i dënuar edhe më herët.

Në kumtesë shkruan se i dyshuari në gjendje të dehur e ka goditur me thikë gruan tetë herë.

Hetuesit kanë shtuar se gruaja e vrarë ka pasur “jetë asociale” dhe se shpesh ka pirë alkool, madje edhe me të dyshuarin.

Elena Grigorijeva ishte aktiviste lokale e cila ka marrë pjesë rregullisht nëpër tubime për të drejta të LGBT dhe të dënuarve politikë, dhe e kundërshtonte aneksimin rus të Krimesë.

Anëtari i opozitë Dinar Idrisov ka deklaruar se Grigorieva kohë më parë ishte viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve./Insajderi.com.