Policia sekuestron 34 mijë litra derivate dhe 320 palë xhinse

Policia sekuestron 34 mijë litra derivate dhe 320 palë xhinse

Dje në Mitrovicë Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 34.000 litra, derivate dhe mallra të ndryshme si pije alkoolike, joalkoolike, produkte ushqimore dhe mbi 320 palë xhinse.

Pas një operacioni 10 ditësh policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe derivatesh dhe mallra të ndryshme vlera e të cilave ende nuk është e ditur njoftohet sipas një komunikate të policisë.

Me ç’rast policia ka arrestuar katër persona, ndërsa është duke hetuar edhe për të dyshuar të tjerë./Insajderi.com