Policia sekuestron dy revole në Prishtinë

Policia sekuestron dy revole në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë, pas kontrolit që është bërë në dy vetura, njofton Insajderi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti special Operativ, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në orët e mbrëmjes në dy lokacione të ndryshme (rrugën”B” dhe rrugën “Enver Zymberi”), në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë në dy nga veturat e ndaluara nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe sekuestruar dy revole”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia bën të ditur se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Insajderi.com