Policia shqipton 57 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Policia shqipton 57 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Në kuadrin e monitorimit të respektimit të masave anti – Covid, polica e Kosovës sot ka shqiptuar 57 gjoba rreth orës 21 në një subjekt biznesi në magjistralen Ibrahim Rugova, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Tutje në raportin e policisë thuhet se policia ka intervenuar në lokalin në fjalë pasi që ka vërejtur se nuk po respektohen masat anti-Covid dhe më pas kanë intervenuar.

“Policia e Kosovës nuk do të mungoj për asnjë moment aty ku kërkohet përderisa do të vazhdojë fokusi në ruajtjen e shëndetit publik përmes respektimit të masave anti-covid nga të gjithë”, ka përfunduar raporti i policisë./Insajderi.com