Policia siguron KQZ-në, Kurteshi: Kjo nuk është parë deri më sot

Policia siguron KQZ-në, Kurteshi: Kjo nuk është parë deri më sot

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, pas ndërprerjes së mbledhjes së këtij komisioni që ka filluar nga ora 14:00, thotë se sot është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë këtë institucion, njofton Insajderi.

Sipas Kurteshit, një gjë e tillë po ndodh për herë të parë, meqë nuk është para deri më sot.

Derisa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, po e lëshonte mbledhjen për t’u kthyer sërish në orën 17:30, Kurteshi tha se Daka ka takuar anëtarët e këtij institucionit por jo edhe anëtarët e LVV-së.

“Pak para ardhjes në këtë mbledhje Kryetarja e KQZ-së ka mbajtur takim dhe nuk i ka ftuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Deri sot nuk ka ndodhur diçka që ka ngjarë që ne nuk e kemi përjetuar deri më tani. Dhe kjo është thirrja e policisë së Kosovës, për krijimin e sigurisë në institucionin e KQZ-së, pa asnjë sqarim. Ne e dimë dhe ju e dini se cili është problemi”, ka thënë Kurteshi. /Insajderi.com