fbpx

Policia suedeze po heton një pako të dyshimtë

Policia e Suedisë njoftoi se në zonën përreth stacionit policor në qytetin Linkoping është gjetur një pako e dyshimtë.

Policia suedeze po heton një pako të dyshimtë

Disa ditë më parë një shpërthim ndodhi në njërën nga rrugët e qytetit duke plagosur 20 persona.

Policia tha se njësitet speciale kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe tash për tash nuk ka sinjale për një lidhje ndërmjet dy incidenteve.

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa raste të ngjashme kur grupet e dyshuara të gangsterëve kanë përdorur mjete shpërthyese.

Policia po heton nëse shpërthimi që ndodhi të premten në këtë qytet ka ndonjë lidhje me këto grupe.