Policia sulmohet me armë zjarri në Veri

Policia sulmohet me armë zjarri në Veri

Mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Banje, në komunën e Zubin Potokut, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të patrullues kufitare të Policisë së Kosovës , shkruan portali serb KoSSev.

Deri më tash sipas raportimit të “KoSSev” nuk ka persona të lënduar, përveç makinës së dëmtuar të policisë.

Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës mirëpo këtë rast ende nuk e kanë konfirmuar.

Kujtojmë se po ashtu edhe në vitin 2014, po në këtë fshatë policia kufitare e Kosovës është sulmuar ku kanë mbetur të plagosur tre policë serbë. /Insajderi.com