Policia tregon arsyen pse disa autobusë i lanë të shkojnë në Serbi e të tjerë jo

Policia tregon arsyen pse disa autobusë i lanë të shkojnë në Serbi e të tjerë jo

Mbi 70 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur drejt Serbisë mëngjesin e sotëm. Shumica nga ta janë lejuar ta kalojnë kufirin e disa edhe janë kthyer mbrapsht. Nuk dihet numri i saktë se sa nuk u lejuan nga autoritetet kosovare të hyjnë në Serbi, por sipas mediave të Vuçiqit janë rreth 8 autobusë.

Policia e Kosovës thotë se autobusët që nuk i kanë pasur dokumentacionet e nevojshme  nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin.

“Policia e Kosovës, bazuar në procedurat e parapara ligjore për qarkullim dhe kalim të kufirit, i ka lejuar të gjitha automjetet dhe autobusët transportues të cilët kanë plotësuar kushtet/kriteret dhe dokumentacionet e nevojshme, të kalojnë nga Kosova drejt Serbisë, pa asnjë pengesë. Mirëpo në disa raste, disa autobusëve transportues të cilët për shkak te parregullsive, mosplotësimit të kushteve/kritereve dhe dokumentacioneve të nevojshme, iu është refuzuar kalimi/dalja. Vlen të potencohet se të gjithë udhëtarët/qytetarët te cilët kanë qene në autobusët të cilëve iu është refuzuar dalja për arsyet zyrtare te potencuara, janë njoftuar se te njëjtit mund të vazhdojnë/kalojnë kufirin pa probleme”, tha Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës, për Periskopin.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga Anamorava janë nisur 24 autobusë me udhëtarë.

“Mund të na kthejnë, mund të na ndalojnë shkuarjen atje, por një gje duhet ta dinë se nuk mund të na ndalin ta duamë Serbinë dhe Presidentin tonë”, thuhet ndër të tjerash në mediat e Beogradit.