Policia turke liron veteranin e UÇK-së

Policia turke liron veteranin e UÇK-së

Autoritetet turke kanë liruar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imri Ilazin, i cili është arrestuar sot në Aeroportin e Antalias, pasi Serbia kishte dërguar emrin e tij në Interpol.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur kryetari i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sa po me njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke, e falënderoj ministrinë e Jashtme dhe Diasporës dhe ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihmuan në lirimin e ish gjeneralit Imri Ilazit, shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com