Policia vazhdon të shpërndajë gjoba

Policia vazhdon të shpërndajë gjoba

887 qytetarë u ndëshkuan nga Policia e Kosovës për shkak se nuk zbatuan udhëzimet shëndetësore anti-COVID.

Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë tek projektligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa 845 qytetarë kanë marrë gjoba sepse nuk zbatuan rregullat trafikut.

Po ashtu 30 aksidente ndodhën me dëme materiale e 12 me të lënduar. Fatmirësisht asnjë me fatalitet.

Me duar të lidhura përfunduan 23 persona e 18 Policia i dërgoi në mbajtje. /Insajderi.com