Policia vendos pengesa në disa rrugë malore në kufi me Maqedoninë

Policia vendos pengesa në disa rrugë malore në kufi me Maqedoninë

Policia e Kosovës ka angazhuar makinerinë për të bllokuar disa rrugë në afërsi me zonat kufitare që lidhen me Republikën e Maqedonisë me qëllim që të pamundësohet qarkullimi i kontrabandistëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar këtë veprim të PK-së i cili është bërë në funksion të luftimit të krimit.

“Kjo dëshmon forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të mallrave përmes rrugëve ilegale, duke mbyllur dhe pamundësuar rrugët ilegale të shfrytëzuara nga kontrabanduesit” ka shkruar Sveçla.

Këtë modalitet në të kaluarën e kishin zbatuar organet komunale të cilët kishin bërë bllokimin e rrugëve malore ngase ishte vlerësuar se ne këtë mënyrë parandalohet ose bëhet më i vështirë shkatërrimi i pyjeve nga prerësit ilegal. /Insajderi.com