“Politik neveritëse e atij që themeloi dhe tentoi ta rrëzojë Specialen”

“Politik neveritëse e atij që themeloi dhe tentoi ta rrëzojë Specialen”

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala ka folur për Gjykatën Speciale duke thënë se mashtrues janë ata që e formuan dhe tentuan të tërheqin atë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shala ka shkruar se kjo politikë që është duke u bërë me Gjykatën Speciale është politikë neveritëse e një njeriu.

“Mashtruesit ishin ata që formuan Gjykatën Speciale, sikurse edhe me mashtrim tentuan tani t’a nxjerrin veten prej saj, dhe kur mashtrimi po bëhej i dukshem, u tërhoqen ashtu siç tërhiqen gjithmonë të ligët”, ka shkruar Shala.

Shala ka vazhduar shkrimin e tij duke thënë se ai i cili incioi dhe themeloi Gjykatën Speciale ka mashtruar opinionin publik përmes deklaratave të tij të fundit.

“Ai që inicoi dhe themeloi Gjykatën Speciale dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për Kosovën po tenton të vazhdoj me mashtrimin e opinonit publik përmes deklaratave të fundit të cilat kanë për qëllim vetëm shfajësimin e vetës së tij duke u thirrur në “ruajtjen e partneritetit strategjik me ndërkombëtarët”. /Insajderi.com

Postimi i plotë i Haxhi Shalës

Politika neveritese e një njeriu…

Inicuesi dhe krijuesi i Gjykatës Speciale, tani hedhë përgjegjësinë tek deputetët duke treguar pafytyrsinë e tij të pashembullt pasiqë fillimisht mashtroi veteranët!

Ai që inicoi dhe themeloi Gjykatën Speciale dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për Kosovën po tenton të vazhdoj me mashtrimin e opinonit publik përmes deklaratave të fundit të cilat kanë për qëllim vetëm shfajësimin e vetës së tij duke u thirrur në “ruajtjen e partneritetit strategjik me ndërkombëtarët”.

Ju asnjeherë nuk e patët shqetësim Kosovën dhe fatin e saj, ju fatin e Kosovës e përcaktuat me fatin tuaj, ju asnjëherë nuk e patët shqetësim fatin e shokëve tonë të akuzuar pa të drejtë për luftën tonë të shenjtë çlirimtare, ju gjithmonë ishit aty vetëm për të marrë merita, ndërsa asnjëherë për tu përballur me sfidat e vërteta.

Aq shumë më kanë neveritur politikat e tij, sa që nuk po dua as të i’a permendi emrin.