“Politikanët kosovarë si palestinezët”- flet gazetari në Prishtinë për mesazhet e Ambasadorit Grenell

“Politikanët kosovarë si palestinezët”- flet gazetari në Prishtinë për mesazhet e Ambasadorit Grenell

Gazetari, Valon Syla, në një intervistë për InDoks ka folur rreth veprimeve të fundit të të dërguarit special në Kosovë, Rechard Grenell.

Syla marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd e sheh më shumë si një shuplakë ndaj klasës politike në vend që askush nuk i pyeti për këtë zhvillim, pasi ata kanë filluar të sillen sikur se politikanët e Lindjes së Mesme.

“ Një pjesë e skenës poltike ka fillu të siller pothuajse se si politikanët e Lindjes së Mesme, të cilët ishin pothuajse në çdo sjellje kundër procesve që qojnë në shtet formimin të Kosovës dhe në moment të veçantë ishin të pa kuptushmë, politikanët fillojë të sillen si palestinez si arab duke gjuatjur me gur e gaz lotësjelljes në institucionet të cilat mund të marrin vendim e të gjejnë marrëveshje”, ka thënë Syla.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme/InsajderiInDoks