Politikanët shqiptarë tregojnë ku do i kalojnë pushimet

Politikanët shqiptarë tregojnë ku do i kalojnë pushimet

Një sesion parlamentar i pazakontë u mbyll këtë korrik.

Pas përplasjeve në parlament, protestave në shesh, djegies së mandateve nga deputetët e opozitës dhe zgjedhjeve vendore, tashmë për politikanët është koha e pushimeve. Opozita jashtë Kuvendit paralajmëroi një verë jo të qetë. Ndërsa kryeministri Rama porositi të tijët të qëndrojnë brenda vendit, për të qenë gati për çdo të paparashikuar politike.

“Nuk është urdhër, është një rregull etik që ne e kemi vendosur bashkërisht. Unë jam njohur vonë, këto 6 muaj, me këtë rregull etik dhe natyrisht që kam detyrimin që ta zbatoj si rregull”, deklaroi zv/kryeministri Erion Braçe.

Dhe porosia mesa duket do të përmbushet. E jo vetëm nga socialistët. Ka nga ata deputetë që nuk shkëputen dot nga puna. Me një president për të shkarkuar dhe shumë anëtarë gjykatash jo funksionale për të votuar, sesioni i ri plenar prit të jetë intensiv.