Politikat shëndetësore në Turqi

Politikat shëndetësore në Turqi

Një “revolucion” në sistemin shëndetësor të Turqisë është ndër arritjet më të trumbetuara të Partisë për Drejtësi e Zhvillim (AKP) në 15 vitet e saj në pushtet. Ajo mund të mos marrë shumë vëmendje jashtë vendit, por rindërtimi i kujdesit shëndetësor që nga viti 2002 është gjithmonë në krye të fushatës zgjedhore të partisë. Sipas dekalratave zyrtare, sistemi në “Turqinë e Vjetër” ishte kaotik, i kufizuar dhe joefektiv, ndërsa shërbimi shëndetësor në “Turqinë e Re” është më i drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më efikas.

Lidhur me politikat e reformës së kujdesit shëndetësor në Turqi, profesori i Universitetit Boğaziçi, Volkan Yılmaz gërmon në “barërat e këqija” të këtij procesi reformash. Çfarë e mbështeti atë? Cilat ishin rezultatet? Çfarë ndryshoi nga sistemi i vjetër? Çfarë shkoi më mirë? Çfarë u përkeqësua? Kush fitoi? Kush humbi? Çuditërisht, pamja që shfaqet është më e nuancuar sesa ajo e fushatës zgjedhore.

Yılmaz përshkruan sistemin e vjetër si një strukturë fragmentare, ndonjëherë ad hoc, e cila ishte larg nga gjithëpërfshirja dhe që la shumë qytetarë jashtë sistemit. Shpenzimet e shtetit për kujdesin shëndetësor ishin të ulëta dhe mbulimi i kujdesit shëndetësor publik ishte në masë të madhe i varur nga fakti nëse dikush mbante një pozicion në aparatin shtetëror, duke lënë shumë jashtë sistemit formal të sigurimeve shoqërore. Ndërsa shërbimi shëndetësor privat ishte i disponueshëm vetëm për ata që kishin mjete të mjaftueshme.

AKP erdhi në pushtet në 2002 në mes të një krize të rëndë financiare që përfshiu rendin e vjetër politik. Ndër premtimet e saj të hershme ishte një premtim për të rregulluar sistemin e kujdesit shëndetësor mes një gamë më të gjerë reformash të dhimbshme ekonomike. Në një stad, reformat paraqiten në përputhje me politikat tipike liberalizuese dhe nxitjen e tregut të lirë të përshkruara shpesh si “neoliberale”. Por realiteti është më i komplikuar. Sipas fjalëve të Yılmaz, ndryshimet “përfshinin si masat pro-tregut ashtu edhe masat rishpërndarëse”.

Reformat kanë krijuar një model të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor që mbulon të gjithë qytetarët (që përfundimisht vihet në praktikë në vitin 2008). Si rezultat, të gjithë qytetarët tani janë të detyruar të kontribuojnë në fondin e sigurimeve shëndetësore publike pavarësisht nga statusi i tyre i punësimit. Përjashtim bëjnë pa të ardhura apo me të ardhura të ulta. Në këto raste aplikohet masa e subvencioneve shtetërore. Reforma gjithashtu përfshiu shërbimet e veçanta shëndetësore si shërbimet emergjente dhe trajtimin e kancerit pa pagesë për të gjithë qytetarët në spitalet publike dhe private. Shpenzimet e kujdesit shëndetësor publik janë rritur, megjithëse Turqia shpenzon më pak në shërbimet e kujdesit shëndetësor sesa të gjithë anëtarët e tjerë të OECD-së në përpjesëtim me GDP-në e saj.

Në të njëjtën kohë, qeveria mbështeti në mënyrë aktive një rol në rritje të sektorit privat në sigurimin e kujdesit shëndetësor, duke futur tarifat e përdoruesve dhe sigurimin plotësues privat të shëndetit për sigurimin e shëndetit publik të përmirësuar. Kjo zgjedhje e zgjeruar për përfituesit e kujdesit shëndetësor, ndërkohë “krijon një dinamikë të fuqishme të tregut privat”, shkruan Yılmaz. Pacientët nuk kanë më nevojë të bëjnë pagesa me kontribute kur vizitojnë shërbimet e kujdesit primar shëndetësor, por ata janë të detyruar të bëjnë pagesa shtesë kur marrin medikamente dhe shërbime ambulatore në spitalet publike. Këto pagesa të sheshta nga xhepi janë regresive dhe janë ndër pengesat e vazhdueshme për njerëzit e varfër në qasjen në kujdesin shëndetësor, vë në dukje Yılmaz. Ndryshimet kanë çuar gjithashtu në rritjen e ngarkesës së punës për mjekët, të cilët thonë se nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime adekuate për pacientët (që është një faktor pas rasteve në rritje të dhunës kundër profesionistëve të kujdesit shëndetësor në Turqi).

Përkundër të metave, publiku i është përgjigjur pozitivisht ndryshimeve. Sipas Agjencisë së Statistikave të Turqisë (TÜİK), shkalla e qytetarëve “shumë të kënaqur” dhe “më se të kënaqur” me sistemin shëndetësor të vendit u rrit nga 40 për qind në vitin 2003 në rreth 75 për qind në vitin 2013. Yılmaz gjithashtu citon shifrat që raportojnë se për frymë banori, vizitat në spital u rritën nga 2 në vitin 2002 në 5.1 në vitin 2012, ndërsa konsultimet e mjekëve për kokë banori u rritën nga 2.8 në vitin 2000 në 8.3 në vitin 2014. “Ndër faktorët e tjerë, futja e reformës së kujdesit shëndetësor ishte një kusht i sinqertë për AK për t’u bërë politikisht legjitime, “shkruan Yılmaz.

Shumë shpesh të majtët në mënyrë të pakujdesshme e hedhin poshtë projektin politik të AKP-së si një lëndë mësimore të “neoliberalizmit” agresiv. Kësaj i mungon sofistikimi. Siç shkruan Yılmaz, AKP “ka ndjekur në të njëjtën kohë të dyja politikat ekonomike neoliberale dhe politikat sociale populiste”, duke kombinuar pro-marketizmin me zgjerimin e mirëqenies. Shëndetësia nuk mund të jetë zona më joshëse apo polemike, por e bën të qartë këtë “agjendë të politikave me dy nivele”. Libri hulumtues i Yılmazit tregon se kjo renditje nuk mund të përmblidhet në terma të gjera dhe gjithëpërfshirëse.