Polonia miraton prerjen e pyllit më të lashtë në Evropë

Polonia ka miratuar të premten prerjen në shkallë të gjerë të një prej pyjeve më të lashtë të Evropës, Bialowieza, edhe përkundër kundërshtimit të Bashkimit Evropian, ekologëve dhe ambientalistëve.

Polonia miraton prerjen e pyllit më të lashtë në Evropë

Vendimi i ministrit të mjedisit në Poloni për prerjen në masë të madhe të pyllit që është nga më të hershmit në Evropë, ka hasur në kundërshtimin e BE-së të cilët e quajnë këtë veprim në kundërshtim me ligjet e mjedisit.

Por, aksioni i autoriteteve polake do bëhet me qëllim të luftoi përhapjen e një lloji të brumbullit që po infekton pyllin,e njohur si “Bark Beetle”- insekt që jeton në disa pyje të Evropës, dhe në Afrikë.

“Ne jemi duke vepruar për të frenuar degradimin e ambienteve të rëndësishme, për të frenuar zhdukjen dhe migrimin e llojeve të rëndësishme nga ky vend,” tha Ministri i Mjedisit, Jan Szyszko.

Szyszko u zotua se planet për prerjen e pyllit nuk do të zbatohen nëpër zonat e mbrojtura në mënyrë rigoroze të pyllit, e cila ishte caktuar si vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO në vitin 1979.

pyjet

Në mbrojtje të pyllit kanë dalë shoqata të ambientalistëve, një prej tyre është shoqata ‘Greenpeace’ e cila ka akuzuar ministrin Szyszko, pasi ka “injoruar zërat e qytetarëve, shkencëtarëve, Komisionit Evropian, UNESCO-s dhe organizatave të ruajtjes së pyjeve.”

Pylli Bialowieza ka një sipërfaqe prej 150.000 hektarësh, dhe arrin përtej kufirit polak me Bjellorusinë. Ajo është shtëpia e 20,000 specie kafshësh, duke përfshirë 250 lloje të shpezëve dhe 62 lloje të gjitarëve – në mesin e tyre më i madhi, bizoni i Evropës.

Po ashtu në këtë pyll ekzistojnë drunjtë më të lartë të Evropës. /Insajderi.com